Dr. Kavaja, filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pastaj vijoi studimet si dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës - Fakultetin e Mjekësisë.
Studimet pas universitare i filloi ne lëminë e Kirurgjisë së Përgjithshme në Tiranë, Fakultetin e Mjekësisë, ku pastaj e vazhdoi specializimin në Prishtinë, Universitetin e Prishtinës, si dhe një pjesë të Specializimit e vazhdoi në Kroaci, Universitetin e Zagrebit. Dr. Kavaja gjithashtu ka subspecializuar në Kirurgji Abdominale në Fakultetin e Mjekësisë, Prishtinë.
Magjistraturën dhe Doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Prishtinës - Fakultetin e Mjekësisë.
Dr. Kavaja ka përvojë mbi 20 vjeçare si kirurg. Ka dhënë kontribut të madh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe është themelues i Spitalit Kavaja. Përveç kontributit të tij në Spitali Kavaja, ai është edhe profesor asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë ku ligjëron lëndën Kirurgji.